Miku yt financiar

LORES është mënyra më e shpejtë që lidh kërkesën tuaj
për kredi biznesi me bankat dhe mënyra më e lehtë për
të marrë financim për investimin tuaj të ri.

mobile

Ndihmojmë Sipërmarrësit
të Rriten dhe të Investojnë.
Përmes Financimit.

Ju mund të:

Aplikoni për
financim
për
90 sekonda

Lidheni me 7 banka dhe institucione financiare

Përfitoni
kredinë më të mirë në
treg

FALAS PËR BIZNESIN TUAJ.

Biznesi juaj
Prioriteti ynë

LORES ka investuar në algoritme, mjete digjitale dhe burime njerëzore për të përmirësuar aplikimin tuaj të kredisë, për të rritur cilësinë e të dhënave dhe për të rritur shanset tuaja për financim.

90%
NORMA
E APROVIMIT
NJË PARTNERITET

Krijuar për Rritjen e Biznesit

Versioni i parë i LORES u zhvillua në vitin 2016, përmes një partneriteti projekti midis USAID dhe CBS. LORES u përqafua shpejt nga SME-të dhe bankat për kreditë agro. Duke pasur parasysh suksesin fillestar, CBS dhe USAID bashkuan forcat përsëri në vitin 2022 për të zhvilluar LORES+, një platformë më e avancuar fintech që lidh SME-të me një sërë opsionesh financimi.

 

NË VITIN 2023 LORES+ DO TË ZGJEROHET NË 2 VENDE TJERA TË BALLKANIT PERËNDIMOR.

Ekipi Ynë

Pyetje & Përgjigje

Çfarë është LORES+?

^

LORES+ është një platformë fintech që lidh biznesin tuaj me bankat dhe institucionet financiare. Platforma jonë mundësohet nga një algoritëm unik që ofron rezultate të përshtatura bazuar në profilin tuaj të biznesit. Ju mund të aplikoni drejtpërdrejt për financim përmes LORES+ dhe të komunikoni me bankat dhe institucionet financiare online.
Si mund të kualifikohem për LORES+?

^

Çdo biznes mund të aplikojë për financim përmes LORES+. Për t'u kualifikuar, duhet të keni një subjekt të regjistruar në Shqipëri dhe duhet të keni qenë funksional për më shumë se 6 muaj. Për të paraqitur një aplikim, duhet të hapni një llogari dhe të plotësoni një pyetësor të thjeshtë në lidhje me biznesin tuaj.
A duhet të paguaj një tarifë për të përdorur LORES+?

^

LORES+ është falas për bizneset. Ju mund të përfitoni nga platforma dhe algoritmi i saj unik dhe të kontaktoni këshilltarët tanë financiarë për t'ju ndihmuar në rritjen e kompanisë suaj. LORES+ merr një komision të vogël nga bankat në rast se financimi juaj është i sukseshëm, kjo është arsyeja pse financimi juaj me kredinë më të mirë është prioriteti ynë.
Cili opsion financimi është më i miri për mua?

^

LORES+ ofron një shumëllojshmëri produktesh financiare në mënyrë që të mund të eksploroni dhe gjeni atë që i përshtatet më mirë profilit tuaj të biznesit. Mund të lexoni më shumë informacion mbi produktet financiare të disponueshme ose mund të kontaktoni këshilltarin tuaj financiar falas.
Sa kohë duhet për të përfunduar të gjithë procesin?

^

LORES+ është shumë i shpejtë. Ju mund ta plotësoni aplikimin tuaj në 90 sekonda dhe ta dërgoni direkt në bankën që ju preferoni. Banka do të analizojë aplikimin tuaj dhe do t'ju kontaktojë përmes platformë nëse nevojitet ndonjë gjë tjetër.