Një nga faktorët më të rëndësishëm të rritjes së një biznesi janë financimet e favorshme dhe të shpejta. Në një epokë ku shpejtësia dhe efikasiteti janë thelbësore, Credins Bank ka zhvilluar një produkt financiar të veçantë për të plotësuar nevojat e bizneseve Mikro në Shqipëri. Kredia Mikro Fast është një zgjidhje inovative për të gjithë ata që kanë nevojë për financim të menjëhershëm. Në partneritet me LORES+, banka CREDINS ofron mundësinë e aplikimit për kredi pa asnjë komision në vetëm 90 sekonda.
Financim brenda 48 Orëve
Kredia 48 orë ka një qëllim të qartë: të ofrojë financim të shpejtë dhe efikas për klientët që operojnë aktivitete private. Një avantazh i Kredisë Mikro Fast është shpejtësia e aplikimit dhe financimit. Ju mund të kërkoni një shumë maksimale prej 1,000,00 lekësh dhe të aplikoni online në LORES+ dhe të merrni financim për 48 orë nga CREDINS BANK.
Lehtësim i Procedurave dhe Dokumentacionit
Një nga elementët kryesorë të kësaj kredie mikro, është lehtësia e procesit të aplikimit.
Kredia Mikro Fast ofrohet pa dorëzani dhe pa kolateral, Credins Bank ka lehtësuar gjithashtu dokumentacionet e zakonshme që kërkohen për një kredi. Duke e bërë Mikro Fast më të arritshëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë.
Pa Asnjë kompision aplikimi me LORES+
Kredia Mikro Fast është një produkt i përshtatur për të plotësuar shumë nevoja të klientëve Mikro, po ashtu është edhe zgjidhja që ne ofrojmë në LORES+. Përmes sistemit LORES+ ju mund të aplikoni direkt për Kredinë Mikro Fast në Credins Bank në më pak se 90 sekonda.
Aplikimi përmes LORES+ është falas dhe ju mund të përfitoni këshillim direkt nga ekspertët tanë të biznesit për të gjithë procedurës. Kjo kredi mund të përdoret për kapital qarkullues, investime, ose konsum personal duke mbuluar deri në 100% të investimit në vlerën 1,000,000 lekë.
Me lehtësimin e dokumentacionit, shpejtësinë e financimit dhe normën e arsyeshme të interesit, kjo kredi ofron një mënyrë efikase për të përmbushur nevojat e bizneseve dhe individëve.
Për të nisur me aplikimin klikoni këtu.