12 March 2024 | superadminlores

Financim për bizneset e reja – Cila është mënyra më e shpejtë e përfitimit?

Gjithnjë e më shumë ekonomia digjitale dhe financimi online po merr një rëndësi të madhe, financimi i bizneseve të reja bëhet një sfidë dhe një mundësi në të njëjtën kohë. Kjo pasi kërkesa për  këto b...

Gjithnjë e më shumë ekonomia digjitale dhe financimi online po merr një rëndësi të madhe, financimi i bizneseve të reja bëhet një sfidë dhe një mundësi në të njëjtën kohë. Kjo pasi kërkesa për  këto biznese rritet dhe shpesh shumë prej tyre mbeten jashtë pritshmërive, informacionit dhe afateve të komplikuara të kredive apo formave të tjera të financimit. Prandaj ne kemi përshtatur disa modele efikase të cilat mund të ndihmojnë në kohë reale bizneset dhe të evidentojnë përmirësime në shërbimin dhe investimin e tyre përmes konsulencës profesionale. Crimson Finance Fund Albania, një institucion i dedikuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare inovative në Shqipëri, ofron një frymë të re për sipërmarrësit që kërkojnë të zhvillojnë ide dhe projekte të reja. Me një gamë të gjerë shërbimesh dhe një proces aplikimi të lehtësuar online përmes LORES+.

Mënyra inovative financimi nga Crimson Finance Fund Albania

Kredia me Këste të Barabarta

  • Menaxhim Likuiditeti: Nëpërmjet kredisë me këste të barabarta, bizneset e reja mund të përfitojnë nga rrjedha e parashikueshme e pagesave, duke i lejuar ato të planifikojnë me efikasitet buxhetin dhe të menaxhojnë më mirë likuiditetin.
  • Fleksibilitet: Kjo formë e kreditë lejon bizneset të përshtatin këstet e tyre të pagesës me të ardhurat, duke reduktuar presionin financiar në fazat e hershme të punës.

Financimi me Leasing

  • Ruajtja e Kapitalit: Bizneset e reja mund të përdorin leasingun për të siguruar pajisje dhe infrastrukturën e nevojshme pa e shfrytëzuar kapitalin e tyre, duke u mundësuar atyre të investojnë në fusha të tjera që kontribuojnë në rritjen e biznesit.
  • Tatimore dhe Bilanci: Shpesh, pagesat e leasingut mund të konsiderohen si shpenzime operative, duke ofruar avantazhe tatimore dhe duke ndikuar pozitivisht në bilancin e përgjithshëm financiar.

Faktoringu

  • Likuiditeti i Menjëhershëm: Faktoringu transformon faturat e papaguara në cash të menjëhershëm, duke u ofruar startup-eve qasje në kapital qarkullues pa pritur periudhat e gjata të pagesës nga klientët e tyre potencialë. Duke i deleguar përgjegjësinë e mbledhjes së likuiditeteve një pale të tretë, bizneset e reja mund të fokusohen në aktivitetet e tyre kryesore dhe të ulin rrezikun e mungesës së likuiditetit për shkak të vonesave të mundëshme.

Financimi i Pajisjeve dhe Shërbimeve

  • Akses në Teknologji dhe Infrastrukturë: Kjo formë e financimit mundëson bizneseve të pajisen me teknologjinë dhe infrastrukturën e nevojshme për operacionet e tyre pa bërë investime të mëdha paraprake, duke i ndihmuar të qëndrojnë konkurrues në treg.
  • Përshtatija: Financimi i veçantë për pajisje dhe shërbime lejon këtyre bizneseve të përshtasin zgjidhjet financiare me nevojat specifike të biznesit të tyre, duke u siguruar që ato të marrin pikërisht atë që u nevojitet për të rritur performancën në treg.

Aplikimi i Shpejtë Online

  • Qasja e Thjeshtë dhe e Shpejtë: Procesi i aplikimit online në LORES+ për këto produkte financiare zvogëlon ndjeshëm kohën administrative dhe kohën e pritjes për të marrë financim, duke e bërë më të lehtë për bizneset të puershtaten shpejt ndaj mundësive ose sfidave.
  • Pa Kufizime Financiare: Mundësia për të aplikuar online pa limit financiar jep liri më të madhe për bizneset e reja të kërkojnë sasinë e financimit që iu nevojitet, pa u shqetësuar për kufizime ose burokraci të tepërt.
  • Asistencë falas: Ekspertët e LORES+ ofrojnë konsulencë financiare falas dhe asistencë përgjatë të gjithë procesit të aplikimit për financim.

Bëhuni pjesë e mundësive të pafundëme të financimit në biznes. Mësoni më shumë duke klikuar cffa.al dhe aplikoni direkt në www.loresplus.com