Me një hap të madh drejt modernizimit të sektorit të kreditimit për bizneset e mesme dhe të vogla në Shqipëri, LORES+ është krenar që të njoftojë një partneritet të rëndësishëm dhe inovativ me 9 bankat kryesore dhe institucionet financiare në vend. Ky bashkëpunim do të sjellë një gamë të gjerë të avantazheve për bizneset që kërkojnë financa për zhvillimin e tyre.
LORES+ është platforma më e shpejtë në fushën e kreditimit online, duke ofruar një përvojë të lehtë dhe të personalizuar për bizneset që kanë nevojë për financim. Përmes një regjistrimi të thjeshtë në platformën LORES+, bizneset kanë mundësinë të aplikojnë për kredi online dhe të shohin ofertat më të mira nga 10 bankat tona pertnere si dhe institucionet financiare më të rëndësishme në Shqipëri.
Çfarë ju ofron ky bashkëpunim?
Akses më i lehtë në kredi: Bizneset e mesme dhe të vogla mund të aplikojnë për kredi në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë përmes platformës LORES+, pa nevojën për të vizituar çdo bankë të veçantë.
Mundësi të zgjeruara për rritje: Ky bashkëpunim i lejon bizneset të marrin kredi me kushte të posaçme dhe shuma më të mëdha, duke ndihmuar në zhvillimin e tyre në treg.
Mbështetje dhe këshillim profesional: Përmes platformës LORES+ dhe partnerëve të saj bankarë, bizneset do të kenë akses në këshillim dhe mbështetje për menaxhimin e financave të tyre nga ekspertë të mriëfilltë biznesi.
Partnerët tanë në rritjen e bizneseve
Bashkëpunimi me bankën Credins Bank, Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, Tirana Bank, Union Bank, Intesa SanPaolo dhe institucionet financiare NOA, Crimson Finance Fund dhe Mia Finance ka pasuruar edhe më tej shërbeimet e platformës LORES+.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kreditimit e financimit për bizneset në Shqipëri dhe do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit të biznesit të mesëm dhe të vogël.
Për më shumë informacion rrethshërbimeve dhe aplikimeve në platformë, vizitoni www.loresplus.com sot dhe filloni rrugën drejt financimit të biznesit tuaj.