Lizing është një nga mënyrat më efikase të sigurimit të aseteve sot në treg. Ju mund të jeni mësuar ta dëgjoni shpesh në qiramarrjen e makinave, por lizing mund të përfshijë shumë më shumë se kaq e sidomos për bizneset.
Pothuajse çdo aset që mund të blihet mund të jepet gjithashtu me qira, nga laptopët dhe serverët, një flotë automjetesh, objekte biznesi, traktorë, paisje e makineri për fabrika e deri te pajisjet mjekësore të specializuara.
Pa dhënien me qira, shumë biznese, të mëdha dhe të vogla, do ta kishin të kushtueshme dhe të vështirë të blinin pajisjet në të cilat mbështeten për të operuar në përditshmëri.
- Si funksionon Lizing?
Lizing është një strategji e rëndësishme në financimit e bizneseve dhe korporatave të mëdha për shkak të lirshmërisë që krijon në asete dhe kosto. Me anë të një kontrate qiraje ju siguroni astet të cilat ju nevojiten dhe të paguani deri në fund të kontratës me opsionin për ta bërë asetin tuaj.
Kjo mënyrë ju lejon që të llogarisni më mirë daljet e të ardhurave dhe të menaxhoni kapitalin tuaj duke rritur efikasitetin e kompanisë tuaj me anë të një investimi të ri që ju kursen kohë dhe para.
Pagesat përmes lizing ju lejojnë të përdorni asete për biznesin tuaj sipas kushteve të marrëveshjes së qirasë, pa qenë pronari ligjor i tyre. Një nga mundësitë e platformës LORES+ ju lejon të blini asetet që ju dëshironi në fund të çdo kontratë qiramarrje.
Për të kuptuar nëse ky opsion është i përshtatshëm për biznesin tuaj apo cilin produkt të zgjidhni për të qenë sa më efikas e fitimprurës LORES+ ju ndihmon të zgjidhni ofertën më oportune për ju.
Kontakto tani me një ekspert në LORES+ dhe përfito konsulencë falas për biznesin.