Kreditë e gjelbërta sjellin avantazhe ekonomike dhe mjedisore për të gjitha. Me anë të një kredie të gjelbër ju jo vetëm zgjeroheni në mallra, teknologji apo kapacitete, por ofroni edhe shërbime miqësore me mjedisin, punonjësit dhe klientët duke krijuar një biznes me përgjegjësi të lartë shoqërore.
Kredia e Gjelbër e Biznesit ju financon për t’i kryer këto investime me kushte më të mira dhe me kërkesa fleksibël për kolateralin dhe planin e shlyerjejes.
Ku të investoni me një kredi të gjelbër?
Dëshironi të bëni një investim për të reduktuar faturën tuaj të energjisë, për të rritur efikasitetin e makinerive tuaja apo për të blerë një makinë elektrike?
Me anë të një aplikimi të thjeshtë ju mund të investioni në projekte të energjisë së rinovueshme, përmirësim të ambienteve tuaja të biznesit në mjedise me efikasitet energjitik, optimizioni linjat e prodhimit në mënyrë që të zvogëloni mbetjet dhe ulni kostot.
Me një kredi të gjelbër ju mund të investoni në paisje dhe makineri moderne, panele diellore, izolim termik, kondicionerë ekologjikë apo mjete transporti hibirde.
Investime të zgjuara të cilat ulin përdorimin e energjisë apo karburantit dhe e bëjne biznesin tuaj jo vetëm më fitimprurës, por edhe pjesë e të ardhmes së transportit, teknologjisë dhe industirsë.
Gjithashtu mund të zhvilloni projekte të qëndrueshme bujqësore dhe projekte të tjera të gjelbërta që lidhen me krijimin e një shoqërie me zero karbon.
Çfarë ju ofron LORES+?
Ne mbështesim planet tuaja për t’u zgjeruar si një biznes i gjelbër në harmoni me mjedisin dhe kushtet e mira ekonomike.
LORES+ ju ofron mundësinë e aplikimit të shpejtë për kredi të gjebërta me më shumë se një lehtësi
- Financim deri në 500.000 euro
- Kushte dhe norma më të mira se kredia tipike
- Kërkesa më të ulëta për Cash Down
Zgjidhni asetin tuaj të gjelbër të investimit dhe aplikoni për të marrë financim në realizimin e tij.
Nisni aplikimin tuaj në LORES+ duke përshkruar llojin e invesitmit që dëshironi të kryeni, zgjidhni ofertën më të mirë të përzgjedhur nga sistemi ynë dhe dërgoni kërkesën për financim me një klikim.
Regjistrohu tani duke klikuar këtu.